Valon Berisha, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala priten të mungojnë në ndeshjen e sontme përballë Malit të Zi, ndërkohë Samir Ujkani ndeshjen do ta nis nga stoli.
Sulmuesi shtatlartë, Vedat Muriqi do të jetë kapiten i Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme ndaj Malit të Zi. Muriqi njihet si një lojtarë që lufton shumë dhe e ndjen shumë fanellën, ndërsa ka qenë lojtar i përfaqësueses në të gjitha grupmoshat.
Përveç këtyre tre futbollistë që e kanë mbajtur në të kaluarën shiritin e kapitenit, edhe portieri Samir Ujkani do të jetë në bankën rezervë dhe Kosovës i duhet një kapiten i ri ndaj Malit të Zi.
Kosova ka udhëtuar drejt Malit të Zi, pasi do të luajnë në Podgoricë ndeshjen e vlefshme të Grupit A për kualifikimet e Euro 2020.