DYLON

Sot (e premte), mbahet takimi publik i kryetarit me qytetarë – salla e Teatrit, ora 11:00

Sot (e premte), mbahet takimi publik i kryetarit me qytetarë – salla e Teatrit, ora 11:00
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se sot, më 7 qershor 2019, në ora 11:00, do të mbahet takimi publik i kryetarit me qytetarët, në teatrin e qytetit.

“Në këtë takim, kryetari Lutfi Haziri dhe drejtorët komunalë do të prezantojnë para publikut të arriturat, sfidat dhe problemet lidhur me implementimin e programit qeverisës Gjilani 2019+ për gjashtëmujorin e parë, sikurse edhe planifikimin për 6-mujorin e dytë të punës”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Komunës.

Në këtë takim publik qytetarët e Gjilanit do të mund të bëjnë pyetje, kritika, vërejtje e rekomandime për kryetarin Haziri dhe ekipin e tij, ku dhe do të marrin përgjigje të drejtpërdrejtë.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.