Dalin biletat për ndeshjen Bullgari-Kosovë, këto janë çmimet

Dalin biletat për ndeshjen Bullgari-Kosovë, këto janë çmimet

Me 10 qershor në ora 20:45 në stadiumin “Vasil Levski”, do të zhvillohet ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës. Tashmë vetëm se kanë filluar të shiten biletat për këtë ndeshje.

Në faqen zyrtare të “Eventim” që merret me shitjen e biletave për kombëtaren e Bullgarisë mund të blihen biletat në formatin online.

Çmimet e biletave dallojnë nga sektori në sektori. Bileta më e lirë është ajo në sektorin e familjes. Aty një biletë kushton 5 euro e 80 cent.

Ndërsa, çmimet në sektorin ‘B’ dhe ‘D’ janë 6 euro. Tek ai ‘C’, një ulëse kushton 15 euro. Kurse në sektorin ‘A’, bileta kushton 20 euro, ndërsa ato ‘VIP’ 50 euro.

KOMENTE