LDK-ja po thotë se: ”me PDK-në në asnjë rrethanë”. Kjo do të thotë se nuk po e përjashton komplet PAN-in, Nismën dhe AAK-në, mund të i pranon për ta formuar qeverinë. LDK deri tani e ka përjashtuar vetëm PDK-n.
Fikri Mehmeti
Nëse do t’i vinte Isa Mustafës një ofertë nga Ramush Haradinaj, duke eliminuar vetëm PDK-në, ndoshta do të gjenin një bashkëpunim. LDK-ja e Isa Mustafës, po ankohen se mjetet dhe ideologjia të cilën e trason Lëvizja Vetëvendosje, po i pengon për të gjetur bashkëpunimin deri në atë nivel sa tè formojë qeverinë me VV-në.
Në anën tjetër, Ramush Haradinaj po vrapon të gjejë partnerë për t’i bërë numrat. Nëse Ramush Haradinaj largohet nga PDK-ja, bashkë me Nismën, dhe ju bashkohet LAA-së, do t’i ketë numrat (48 = LAA-AAK-NISMA) për ta formuar qeverinë.
Krejt kjo mbetet në vullnetin dhe gatishmërinë e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt, sa janë tè gatshëm të largohen nga Veseli.