Të pretendosh të marrësh drejtimin e një shteti simbolet e të cilit nuk i njeh e as respekton është, thënë në mënyrën më të lehtë të mundëshme, hipokrizi. Përgjithësisht, ne të gjithë jemi të paknaqur qoftë me mënyrën se si është përcaktuar flamuri ynë shtetëror apo edhe hymni i Kosovës.
FATON BISLIMI
Por, kjo nuk nënkupton që këtë paknaqësi ta shprehim përmes mosnjohjes së këtyre simboleve. Në fund të fundit, këto simbole, ashtu sic janë, emblematizojnë shtetin tone për të cilin kemi sakrifikuar shumë ne si popull.
Barrën më të madhe për të ardhë deri tek pavarësia e vendit e kemi paguar me Planin e Ahtisaarit. Tash, ne negociatet me Beogradin po vazhdojmë të rrëshqasime dhe përtej kësaj kosto.
Neve na duhet një Kosovë që funksionin si tërësi. Le të jetë kjo Kosovë multietnike, sepse dihet botërisht të shumica absolute e popullatës sonë janë shqiptarë etnikë. Andaj, si shumicë absolute ne do t’i njohim dhe respektojmë minoritetet.
Kosova më duket e lodhur nga ajo qe quhet diskriminim pozitiv ndaj ofertës që kanë bërë insticuionet e Kosovës, për serbët e Kosovës. Gjersa “ky diskriminim”, nuk është parë ansjëherë si pozitiv nga serbët por është refuzuar në menyrë permenente, kam përshtypjen se serbëve të Kosovës, iu duhet dhënë më shumë inforamata që ta kuptojnë bashkëjtesen e Kuebekut (Quekec), diversitetin kulturor atje si një forme multietniciteti nga i cili duhet mesojmë edhe ne
Multietniciteti që të fuknsionojë duhet pasur besim, gjë e cila nuk mund të rregullohet vetëm me norma e ligje kushtetuese. Frankofonet ne Kuebek, e ndjejne veten të lire dhe të barabartë me anglofonët. Ne duhet t’iu bëjmë të ditur cdo ditë këtë serbëve në Kosovë, se ata jane pjesë e kulutres dhe divesitetit në vend, dhe kete duhet ta kuptojnë edhe shqiptarët si shumicë ashtu që edhe serbët të ndjejnë Kosovën si vendin e tyre, që i mbron dhe iu ofron atyre shtëpinë e përbashkët e të sigurtë në Kosovë.
#134LDK
#44FatonBislimi
#MeVjosenKryeministre