Izmi Zeka, historian, përmes një postimi në profilin e tij, ka rikujtuar dëshmorin Mujë Krasniqi.-Kapuçi, ‘Po mbushen 19 vjet kur ra në krye të detyrës njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së dhe themeluesi i saj Mujë Krasniqi.-Kapuçi”, ka shkruar Zeka.
Po mbushen 19 vjet kur ra në krye të detyrës njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së dhe themeluesi i saj Mujë Krasniqi.-Kapuçi.
Mujë Krasniqi ra heroikisht me 41 ushtarë të UCK-së me 14 dhjetor 1998 në afërsi të kufirit Kosovë –Shqipëri.
Ky dëshmor ishte njëri prej të parëve që doli hapur në varrimin e mësuesit Halit Geci më 28 nëntor 1997.
Muja paraqet luftëtarin e paepur për çlirim kombëtar.