Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të organizojë të martën më 11 shtator konferencën e nivelit të lartë me temën: “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”.
Ngjarja organizohet bashkërisht me OECD-në dhe mbështetet nga Komisioni Evropian.
Në këtë konferencë do të marrë pjesë u.d. e ministrit të MTI-së, Arbëreshë Krasniqi, e cila do ta bëjë hapjen e kësaj konference.
Tema e konferencës është “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018”, që është një nga publikimet kryesore të OECD-së dhe një nga vlerësimet më të gjera të politikës ekonomike në rajonin e Evropës Juglindore.
Ky publikim përcakton një agjendë të qëndrueshme të reformës strukturore për konkurrencë më të madhe ekonomike në Evropën Juglindore dhe mbështet dokumentet dhe proceset e tjera strategjike, siç janë: Raportet e Progresit të Komisionit Evropian dhe Programet e Reformës Ekonomike.
Në konferencë do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, përfaqësues nga KE, përfaqësues nga OECD dhe organizatat tjera partnere, nga sfera akademike, nga komuniteti i biznesit dhe nga shoqëria civile.
Konferenca mbahet në hotelin “Sirius” në Prishtinë, me datën 11 shtator 2018, në ora 10:00.