Në kuader të bashkëpunimit të vazhdueshem për shëndetësi me shtetin italian, Zëvëndësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku priti sot në një takim delegacionin nga Instituti Italian për Bashkëpunim, kryesuar nga znj. Antonella Cortese dhe z. Pircalo Vincentini.
Qëllimi i këti takimi ishte investimi në një laborator të mikrobiologjisë, që do të jetë investim i përbashkët I MSH-së me Ambasaden Italiane në Prishtinë.
“Tani jemi në fazen e blerjes të paisjeve”, theksoi zëvëndësministri Sadiku, ku Ministria e Shëndetësisë do të kontribuoi me 150 000,00 euro, ndërsa pjesen tjeter nga shumë totale prej 258 000 eurove sa do të kushtoi i gjithë projekti, do ta financokë Ambasada italiane.
Delegacioni italian dhe zëvëndësministri Sadiku me këtë rast vizituan Klinikën Infektive me qëllim të identifikimit të lokacionit ku do të vendoset laboratori dhe specifikimit të pajisjeve të nevojshme për laborator në jërë klinikë.