Ministria e Shëndetësisë, Banka Botërore dhe Fondi për Sigurime Shëndetësore, në ambientet e MSH-së, kanë organizuar takim me 20 drejtorë të drejtorive për shëndetësi dhe mirëqenie sociale të komunave të Kosovës, në lidhje me Skemën e pagesës sipas performancës për kapitacion (SPPK).
Këtë takim e ka kryesuar U. D i Drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore (FSSH) z. Sejdë Tolaj, ndërsa Prezantimin e Skemës e ka bërë Dr. Fatime Qosaj nga Banka Botërore.
Me mbështetjen e Bankës Botërore, Qeveria e Kosovës, është duke realizuar Projektin për Shëndetësinë ne Kosovë (PSHK). Objektivi I PSHK-së është që të kontribuojë në përmirësimin dhe t’i mbrojë të varfrit nga shpenzimet shëndetësore, si dhe ta rritë cilësinë e kujdesit të shërbimeve prioritare që lidhen me shëndetin e nënave dhe fëmijëve (ShNSF) dhe me sëmundjet jo ngjitëse.
Dr. Qosaj bëri prezantimin e Skemës së pagesave sipas përformancës për kapitacion, përvojat e implementit dhe hapat e radhës, formën e listës së institucioneve të Projektit për Shëndetësinë në Kosovë (PSHK) dhe udhëzimin për plotësim.
Dragashi, Malisheva, Prishtina, Prizreni, Rahoveci dhe Suhareka, gjashtë komuna, janë pjesë e pilotimit të Sistemit Informativ Shëndetësorë (SISH), me të cilën synohet të arrihet përmirësimi i qasjes në shërbime prioritare të kujdesit parësor me cilësi të lartë; të rris qëndrueshmërinë e sigurimit të shërbimeve të mirëfillta të kujdesit primar shëndetësorë; financimin për pagesat fillimisht nga Banka Botërore, ku pastaj përfundimisht, financimi do të bëhet përmes të ardhurave të sigurimit shëndetësor nga Fondi i Sigurimit Shëndetësorë (FSSH).
Doracaku operativ i SPPK-së, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë me përkrahje të Bankës Botërore, të prezantuar në këtë takim, ka për qëllim që t’i përcaktojë procedurat standarde, operative për skemën e Partneritetit Publiko Privat (PPK), i cili është një dokument pune, që mund të përditësohet sipas nevojës me aprovimin paraprak të Bankës Botërore.
Këtu përfshihen edhe pilotimet, Marrëveshjet, implementimi në periudha, implementimi – transferi i fondeve, Auditit teknik, Memorandumi i mirëkuptimit MF dhe MSH, të dhënat për regjistrim, transferet për 2017 dhe planet për 2018 të SPPK-së.
Në vitin 2018 Ministria e Shëndetësisë, planifikon të nënshkruaj marrëveshje të performancës edhe me 14 komuna të tjera: Gllogovc, Fushë Kosovë, Lipjan, Obiliq, Podujevë, Graqanicë, Mamushë, Gjilan Kamenicë, Novobërdë, Viti, Partesh, Kllokot, dhe Ranilluk.