DYLON

U mbajt dëgjim publik për buxhetin me grupin e grave

U mbajt dëgjim publik për buxhetin me grupin e grave
Avatar photo Redaksia

Në orët e pasdites është mbajtur dëgjimi publik me gratë e komunës së Vitisë, për tu njohur me nevojat dhe kërkesat e tyre lidhur me planifikimin e buxhetit 2018-2020.

Fillimisht zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka njoftuar për debatet e deritanishme të cilat janë në prag të përfundimit, cikël ky që është ballafaquar drejtpërdrejt me kërkesat dhe nevojat e banorëve të lokaliteteve.

Ai tha se sivjet është shtuar numri i dëgjimeve publike, me që rast janë paraparë të mbahen 26 sosh me grupe të ndryshme.

EkoHigjiena

Gjithashtu ka përmendur investimet e bëra në tri vitet e fundit, në përkrahje të shoqatave të grave, përmes subvencioneve dhe donacioneve të ndryshme.

Kurse Ibrahim Rama , drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka sqaruar për kategoritë buxhetore dhe planifikimet e buxhetit të ardhshëm në fushën e arsimit, ndërkohë që ka dhënë edhe statistikat rreth grave të punësuara në komunën e Vitisë.

Kërkesë e grave të komunës së Vitisë në këtë debat, dolën të jenë ndërtimi i Çerdhes së fëmijëve në Viti e Pozheran, për shkak të numrit të madh të fëmijëve dhe kërkesave të shumta në Çerdhen e vetme në Viti.

Gjithashtu, përfaqësuesja e Grupit të Grave të komunës së Vitisë Xhylsime Qamili, ka paraqitur edhe si nevojë digjitalizimin e Rentgenit , aparaturën e re laboratorike në QKMF, si dhe disa kërkesa të tjera.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.