DYLON

Komuna e Vitisë shumë afër sigurimit të ujit të pijshëm për shumë fshatra

Komuna e Vitisë shumë afër sigurimit të ujit të pijshëm për shumë fshatra
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë ka pritur sot në takim përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë dhe nga Kompania Regjionale e Ujërave “Hidromorava”- Gjilan.

Me këtë rast, është folur rreth projektit madhorë nga Banka Botërore, ku Vitia është pretendente e fitimit të këtij fondi për sigurimin e ujit të pijshëm dhe rritjen e kapaciteteve të furnizimit më ujë, në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, bëri me dije se komuna e Vitisë është duke bërë përgatitjet finale për nënshkrimin e këtij projekti jetik për këtë komunë.

Përndryshe, ky projekt kap vlerën mbi 3 milion euro, aq sa është edhe vet buxheti i investimeve kapitale për këtë vit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.