Sot në ambientet e Komunës së Novobërdës u mbajt një takim informues i përfaqësuesve të Policisë së Kosovës me të rinjtë nga komuniteti rom.
Gjatë këtij sesioni informues nga stafi i DRP-e Gjilan në asistencë ishin edhe nga Shoqata e Gruas në kuadër të policisë së Kosovës.
Janë prezantuar kriteret për aplikim dhe të gjitha proceset e rekrutimit dhe të seleksionimit për konkursin për zyrtar policor.
Takimi është mbajtur me qëllim të motivimit për të rinjtë nga komunitetet pakicë që të aplikojnë për konkursin e ardhshëm në Policinë e Kosovës i cili do të publikohet në faqen e internetit të Policisë së Kosovës si dhe në media.
Gjithashtu në takim informus u vu re se e gjithë procedura e aplikimit si dhe testimi do të bëhen përmes ueb aplikacioneve (online).
Për më tepër, të rinjtë u njohën me procedurën për kontrollimin e aftësive fizike që kandidatët potencialë duhet të përmbushin gjatë testimit
Kampanja në vlerësim është konsideruar shumë e suksesshme dhe është realizu përveq në komunën e Novobërdës edhe në komunat Gjilanin, dhe Kamenicën, në ditit në vijim do të vazhdohet me komunat tjera.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim etnie te cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi fisnik për sigurinë dhe vendin në përgjithësi. /2LONLINE.com/