Parashikimi i motit për pesë ditë (7 – 11 gusht 2023), sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
E hëne- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobeta të shiut, kryesisht në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.
E merkurë -Mot kryesisht me diell, në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.
E enjte- Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e merkurë vetëm se në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.
Të premten –Dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave. Parashihen vranesira të lehta dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalete e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /2LONLINE/