DYLON

Përmbyllet me sukses seminari katërditor për gjyqtarët 

Përmbyllet me sukses seminari katërditor për gjyqtarët 
Avatar photo Redaksia

Ka përfunduar me sukses seminari katërditor për gjyqtarët, i cili u organizua nga Komisioni i Gjyqtarëve i Federatës së Futbollit të Kosovës, në hotelin “Star Hill”, nën përkujdesjen e instruktorit të FIFA-s, Alan Snoddy dhe trajnerit të fitnesit, Simon Breivik, njofton FFK.

Në përmbyllje të këtij seminari, i cili u vlerësua shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm nga ligjëruesit dhe Komisioni i Gjyqtarëve, ishte i pranishëm edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai me këtë rast falënderoi instruktorin e FIFA-s, Alan Snoddy dhe bashkëpunëtorin e tij për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre ndaj gjyqtarëve të futbollit kosovar.

EkoHigjiena

Kreu i FFK-së vuri në pah rëndësinë dhe suksesin që kanë treguar seminaret e tilla në vitet e fundit, duke kontribuar në rritjen e nivelit të gjyqtarëve. Kjo, sipas tij, ka çuar në delegimin e tyre të vazhdueshëm në ndeshjet e garave evropiane nga UEFA. Presidenti Ademi përgëzoi gjyqtarët për suksesin e arritur në këtë seminar dhe uroi që ata të kenë një edicion të suksesshëm në ndarjen e drejtësisë.

Edhe instruktori i FIFA-s, Alan Snoddy u nda i kënaqur me atë çfarë treguan gjyqtarët gjatë punimeve të këtij seminari dhe u zotua se edhe në të ardhmen do ta japë kontributin e tij në ngritjen e kuadrove të reja të këtij segmenti të rëndësishëm në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani, shprehu kënaqësi për ecurinë e këtij seminari dhe për shkathtësitë që kanë treguar gjyqtarët gjatë katër ditëve të punës intensive, me besim se edhe në edicionin e ri ata do të dëshmojnë profesionalizmin e tyre në ndeshjet kampionale, njofton FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.