Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës së sotme do të jetë mot i nxehtë por jo si në javën që e lamë pas.
Temperaturat maksimale parashihet të lëvizin nga 26-30 gradë celsius, ndërsa minimalet do të lëvizin nga 10-15 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.