DYLON

Vetëvendosje: Takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Vetëvendosje: Takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Në selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje!, i nominuari për Kryeministër nga Vetëvendosje!, Albin Kurti, bashkë me nënkryetarin, Dardan Sejdiu, takuan sot Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Gjatë këtij takimi u dsikutua rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe mbi oraret kushtetuese të formimit të koalicioneve qeverisëse, me ç’rast z. Kurti e z. Sejdiu folën mbi 40 masat konkrete për konsolidimin e zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e Vetëvendosje-s për të drejtuar qeverinë. Këto 40 prioritete që burojnë nga Alternativa qeverisëse mbi Shtetin e së Drejtës, Shtetin Zhvillimor dhe Shtetin Social, u prezantuan si projekti me të cilin Lëvizja Vetëvendosje! synon ndërtimin e shtetit dhe zhvillimin ekonomik e social të tij, përmes qeverisë së drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti.

Ambasadorja kroate, znj. Kapitanoviq, shprehu mbështetjen e saj dhe të shtetit kroat për vendin tonë, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës e Kroacisë. Po ashtu, u shpalosën qëndrimet e Vetëvendosje-s mbi dialogun dhe tema të tjera, ku u diskutua veçanërisht rëndësia e angazhimit të përbashkët për të mundësuar avancimin e Kosovës në integrimet evropian dhe bashkëpunimin për NATO-n. Gjithashtu, u veçua edhe roli i mërgatës në ekonominë vendore me përvoja të përbashkëta të Kosovës e Kroacisë në këtë fushë.

EkoHigjiena

Në fund, nga të dyja palët pati dakordim për të vazhduar komunikimin, për takime të tjera në të ardhmen e për thellim të bashkëpunimit, thuhet në komunikaytën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.