Autoritetet policore kanë bërë me dije për një rast të “dhunës në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Sipas policisë, në Kamenicë, katër të dyshuar, një mashkull dhe tre femra kosovare pas një mosmarrëveshje familjare rreth pronës, janë përleshur fizikisht në mes vete.
“ I dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /2LONLINE.com/