Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 192 km/h.
I njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, njofton Policia e Kosovës. /2LONLINE/