MOS MË NGUC
/Izmi Zeka/
Edhe kur hekurat vringëllojnë
Poeti s‘ka të ndalur
Edhe kur vdekja vjen
Poeti qesh
Nuk ka errësirë
As breshëri plumbash
As natë të errët
Që poetin e vret
Violina kur bie
Në San Remo
E njëjta zhurmë vije
Sërish poeti buzëqesh
Nata plotë errësirë
Heshtje gjithandej
Shikon para e prapa
Poetin heshtja se merr
Mediton nëpër faqe
E herë kokën në tavolinë
Të gjithë flasin
E poeti shkruan, vargon e rrëfen
Rrëfen …
Edhe kur buzëqesh
Ai mbetet poet
Qanë edhe qesh
Përsëri thërret
Vetëm poeti
Ndjen vërtet atë që ngacmon