DYLON

FIFA e bën Gjilanin me dy stadiume ndihmëse

FIFA e bën Gjilanin me dy stadiume ndihmëse
Avatar photo Redaksia

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me financim të shtëpisë më të madhe të futbollit në botë, FIFA, do t’i ndërtoj dy stadiume ndihmëse në Gjilan.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve.

“Tashmë veç është punë procedurash dhe pritet të nis ndërtimi i këtyre stadiumeve, pas stadiumit me standarde të FIFA, rindërtimin e të cilit kemi filluar muaj më parë. Me këto stadiume, do të rritet jashtëzakonisht shumë niveli i futbollit dhe klubet e sportistët tanë do ta kenë shumë më të lehtë funksionimin”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Përndryshe, muaj më parë Komuna e Gjilanit ka nisur me rindërtimin e stadiumit të qytetit, i cili ka kosto prej mbi 5 milionë euro dhe do të ndërtohet në tri faza.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.