Nuk ka shtëpi që disa prej ilaçeve mos t’i ketë në frigorifer me idenë se po i ruan siç duhet. Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses.
Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë. Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë. Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh.
Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë për medikamentet tuaja, tek raftet e brendshme të frigoriferit.
Me qëllim të mbrojtjes së medikamenteve nga luhatjet e temperaturës dhe lagështia ato duhen mbajtur në një enë të mbyllur.
Por, mos i vendosni shumë pranë pjesës së prapme të frigoriferit sepse medikamentet e lëngëta mund të ngrijnë, gjë që mund të jetë e dëmshme.