DYLON

Mustafi mund të rikthehet në Serie A, bisedime me gjigantin italian

Mustafi mund të rikthehet në Serie A, bisedime me gjigantin italian
Avatar photo Elife Sherifi

Mustafi drejt rikthimit në Serie A, kërkohet nga gjiganti italian, Milan.  Shkodran Mustafi pritet të jetë njëri nga lojtarët e parë të larguar nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi shqiptar ka humbur vendin e titullarit tek klubi londinez dhe largimi nga ‘Emirates Stadium’ duket i pashmangshëm.

E ardhmja e tij duket se do të jetë përsëri në Serie A, kampionat që i dha famën mbrojtësit shqiptar.

EkoHigjiena

27-vjeçari është bërë objektiv i Milanit që kërkon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.

Rossonerët e Milanit që kanë nënshkruar tani me Zlatan Ibrahimovic, mendojnë të ofrojnë rreth 15 milionë euro për shqiptarin.

Gjithsesi për lojtarin ka interesim edhe nga skuadra gjermane dhe ato spanjolle.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.