Stilistët e flokëve dhe ekspertët kanë deklaruar se askush nuk duhet t’i pastrojë flokët çdo ditë.
Dikush tani do të thoshte, “por çfarë të bëjmë kur i kemi flokët më yndyrë?”, Epo duhet të duroni pak më gjatë.
Këta ekspertë kanë bërë një lloj liste me flokë të ndryshme dhe se sa herë duhet t’i lani.
Flokët më yndyrë
Njerëzit të cilët kanë lëkurë të yndyrshme, kanë tendencë të kenë edhe flokë me yndyrë. Nëse keni këtë gjë, atëherë ju me shumë gjasa i pastroni flokët çdo ditë. Nëse e bëni këtë gjë, ju vetëm i largoni të gjithë vajrat natyral që gjenden në flokët e juaja të cilat janë shumë të nevojshme. Ju duhet t’i lani flokët çdo 1 ditë.
Flokë të hollë
Njëjtë sikur për ata të cilët kanë flokë të yndyrshme, flokët e hollë duhet të lahen çdo një ditë.
Flokët kaçurrele
Nëse jeni me fat të keni flokë kaçurrele, atëherë ju duhet t’i lani çdo 3 ditë.