DYLON

Pastrohet shtrati i lumit në Lladovë

Pastrohet shtrati i lumit në Lladovë
Avatar photo Redaksia

“Po vazhdon pastrimi dhe zgjerimi i shtretërve të lumenjve në Komunën e Gjilanit. Punimet po vazhdojnë me qëllim të parandalimit të vërshimeve”, thonë drejtuesit e komunës.

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni tha se pastrimi i shtretërve të lumenjve po vazhdon, tani edhe në fshatin Lladovë.

EkoHigjiena

“Për 2 vite me radhë kemi parandaluar vërshimet me masa preventive. Duke e parë nevojën e madhe për pastrim e zgjerim të shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht”, tha kryetari Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se ky fshat është me tokë bujqësore kualitative e bujq shumë aktiv, ndërsa institucionet me masa parandaluese e kujdes të shtuar për t’i dalur krahë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.