DYLON

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës

Komuna e Vitisë shënon Ditën e Tokës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë me disa aktivitetet e ka shënuar sot 22 prillin – Ditën e Tokës, me ç’rast u përmbyll edhe aksioni 22 ditor i pastrimit në komunën e Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të policisë, drejtorë të drejtorive e zyrtarë komunal, punonjës të institucioneve arsimore, punonjës të kompanisë së pastrimit “Eco Higjiena, Njësisë së zjarrfikësve dhe përfaqësuesit fetarë e të OJQ-ve, me rastin e kësaj dite kanë mbjellë lule në parkun e qytetit dhe në disa pjesë tjera të qytetit në Viti.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti shprehu përkushtimin e institucioneve komunale për ambient të shëndoshë, por kërkoi nga të gjithë vetëdijesim dhe kujdes të shtuar, në mënyrë që të jetojmë shëndetshëm e me ajër të pastër.

Ndërkaq, Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtjen e Mjedisit, njoftoj të pranishmit me aktivitetet mjedisore që do të zhvillohen gjatë ditës së sotme. Sipas planit operativ të kësaj drejtorie pritet të bëhet pastrimi i hapësirave publike në qytet si sheshe, parqe, rrugë, para institucioneve publike si shkolla e tjerë.

Këtij aksioni ju janë bashkëngjitur përfaqësues të organizatave dhe institucioneve të ndryshme që veprojnë në Viti.

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që shënohet në të gjithë botën me 22 prill, për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.