Ka shumë shprehi të këqija të komunarëve tanë, të trashëguara me mendësi nga e kaluarën! Gjithë kohën rrinë e nuk bëjnë gjë, po kur është koha sezon e mërgimtarëve, e punëve të verës dhe kur ka rritje transiti rrugëve tona, komunarët përgjegjës për mirëmbajtje të rrugëve, dalin dhe hapin punë!
Shkruan: Kushtrim Kadriu
Shtrembërojnë rrugët, qelin gropa, hedhin zalle e mjete pune andej –këndej dhe pengesat rendohen në nyjet e qarkullimit, pengesë pas pengese. Me pengesat ngulfaten rrugët dhe problemi i qarkullimit edhe kështu i madh për shkak të trashëgimit të rrugëve me plan të vjetër, rritet edhe më shumë!
Një apel tani komunarëve përgjegjës për rrugët, në kohë sezone të rëndësishme për gjithçka:
-Mos harrnoni rrugë kur të vijnë mërgimtarët.
Është tepër e pa rend dhe e pa vend koha kur bëhet asfaltimi i rrugëve në Gjilan, në kohën e verës. Kjo shprehi e keqe vazhdon mandej gjithë verën, kur vijnë edhe mërgimtarët dhe kur rrugët ngarkohen me vetura e mjete transporti
.
Është e pa logjikshme që të shpalohen e mbulohen gropat tani e nga pas lufta çdo sezon e vit, gjë që edhe përcillet sigurisht me keqpërdorime të parasë publike.
Shtrohet pyetja logjike: pse nuk asfaltohen rrugët njëherë e mirë e më mos të bëhen si figura shahu, duke u marr gati çdoherë me to dhe me problemet e njëjta?
Kjo gjë përsëritet, çdo herë njësoj, sezon për sezon dhe vit për vit. Ishte kjo shprehi e komunarëve nga koha e socializmit, sa për të bërë diçka mbase, e ja po vazhdohet edhe tani! Sigurisht kjo po ndodhë sepse janë të njëjtët njerëz që zvarreshin atëherë e që zvarren edhe tani kështu. Mendësi e shkuar dhe e mbrapshtë që përsëritet në vazhdim!
Shtrohet pyetja se pse rrugët janë gjithnjë kantier ndërtimi nga pranvera e tërë verës? Telashe e madhe është koha kur bëhen këto punë, në sezonën e verës, kur një numër të madh të mërgimtarëve i kemi këtu dhe ua bëjmë bajat ardhjen në Gjilan, në vendlindje, në shtëpi të vetat, duke bllokuar rrugët e duke hapur puse në rrugë, e duke ua dëmtuar veturat!
Urojmë të ndërrohet kjo mendësi e mbrapshtë. Le të nisë njëherë puna sikur në perëndim, mire e drejt, si duhet e kur duhet, -dhe të punohet me plan e përgjegjësi!?
/autori është kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, me seli në Gjilan/