DYLON

Nënkolonel Ejup Maqedonci diplomon në Kolegjin e Luftës në SHBA

Nënkolonel Ejup Maqedonci diplomon në Kolegjin e Luftës në SHBA
Avatar photo Redaksia

Komandanti i FSK-së gjeneralllejtënant Rrahman Rama mori pjesë në diplomimin e nënkolonel Ejup Maqedoncit në Kolegjin e Luftës në SHBA.

Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, Komandanti i FSK-së mori pjesë në ceremoninë e diplomimit në Kolegjin e Luftës, gjenerata 2019.

Në këtë vit akademik nga Kosova ka diplomuar nënkolonel Ejup Maqedonci.

EkoHigjiena

Komandanti i FSK-së fillimisht është takuar me Komandantin e Kolegjit gjeneral major John S. Kem, ku kanë diskutuar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin e liderëve. Komandant Rama në fjalën e tij është shprehur se: “Ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së. Nënkolonel Maqedonci diplomoi dhe magjistroi me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. Unë si Koamnadnt i FSK-së jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane. FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amerikane, me qellim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen”.

Komandanti i FSK-së përmbylli vizitën e tij me takim dhe brifing në Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Kolegjin e Luftës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.