/2L ONLINE/ – Tani në këtë kohë është evidente shtimi i numrit të ahengjeve familjare dhe dasmave të shumta, por me këtë është rritur edhe dukuria e shkrepjes së armëve të zjarrit në këto ahengje, e që për policinë përbënë shqetësim sepse kjo në rend të parë është shqetësuese për sigurinë e qytetarëve veçmas të atyre që janë pjesë e atyre ahengjeve.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës , njësitet patrulluese i kanë shtuar patrullimet dhe janë në zbatim e sipër të Planeve Operative, me qëllim për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Apelohet te të gjithë që në as një formë mos të gjuhet me armë, çdo kush që shkrep armë, ku do çoftë në rrugë, restorant, apo ambiente tjera, sigurisht se do të arrestohet nga policia dhe do të dërgohet para gjykatës”, ka qenë i prerë, zëdhënësi i policisë Ismet Hashani.
Me gjithë paralajmërimet e apeleve ka pasur raste të raportuara , por edhe të arrestuar në lidhje me gjuajtje me armë, që për dikë është shprehje en jë gëzimi, por për të tjerë është rrezik permanent për ndonjë aksident me pasoja për njerëz.
Zëdhënësi Ismet Hashani, ka bërë të ditur se Policia e Kosovës është informuar se pas mesnatës se në lokacione të ndryshme janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Informata “gjuajtje me armë zjarri” në parkingun e diskotekës “STOP” është pranuar rreth orës: 02:45, Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë kuptuar nga dëshmitarët se gjuajtja është bërë në drejtim të qiellit, nga vetura “Audi” ngjyrë e zezë me targa 06 ku sipas dëshmitarëve kanë qenë tri (3) gjuajtje . I dyshuari i njohur për policinë është në kërkim.
Rasti i dedikohet njësisë së hetimeve për hetime të mëtutjeshme.
Zëdhënësi Hashani bëri të ditur edhe për rasti tjetër ku rreth orës: 00:35h, ,pas ankesës anonime për gjuajtje me armë zjarri në një aheng-dasmë në Rrugën ”7 Shtatori”-Gjilan, gjegjësisht tek Restorant “EGNATIA”, Njësitet Policore-Gjilan kanë arritur tek lokacioni i lartshënuar dhe kanë takuar të dyshimtin Shqiptar shtetas i Kosovës i cili ka pranuar se ka shkrepur tre herë me armë zjarri në ajër para restorantit, dhe nga i njëjti është konfiskuar një Pistoletë me gas e markës, ”EKOL”, ngjyrë e zezë,një karikator dhe 24 copë fishekë.
Hashani bëri me dije se me vendim të prokurorit të Shtetit, rastet në procedurë të rregullt me kallëzim penal ndaj të dyshuarve janë klasifikusar si “Mbajtje në pronësi ,kontrroll e pa autorizuar e armës, Përdorim i armës” , i dedikohet Prokurorisë Themelore-Gjilan-Departamenti i Krimeve të Rënda-,për procedim të mëtutjeshëm. /2L ONLINE/