DYLON

Musliu kërkon kthimin e lapidarit të UÇPMB-së

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliu, iu është drejtuar edhe njëherë Ministrit të Ministrisë të Punëve të Brendëshme, Nebojsha Stefanoviq me kërkesë për kthimin e lapidarit të të rënëve të UÇPMB-së të hequr nga nga forcat speciale të Zhandermerisë më 20 Janar 2013 nga qendra e qytetit të Preshevës.

Duke patur parasysh se nuk i dihet fati, gjendja dhe lokacioni i saktë i lapidarit Musliu ka kërkuar që të kthehet në menxhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar/, shkruan Titulli.com.

EkoHigjiena

Musliu në kërkesë thekson se i është drejtuar të gjitha organeve kompetente për të marrë informacion se çfar ka ndodhur me lapidarian dhe deri më tash nuk ka marrë asnjë përgjigje, njëkohësisht dyshon në gjendjen dhe mirëmbajtjen e lapidarit andaj edhe është e patjetërsueshme kthimi i lapidarit nën menaxhimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.