Kandidatja e PDK-së për krytetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, së bashku me ekipin e saj sot vizituan Shërbimin e Zjarrfikësve të qytetit.
Në këtë takim u diskutua për sfidat që zjarrfikësit e Gjilanit përballën në përditëshmëri duke filluar nga mungesa e stafit e deri tek mungesa e pajisjeve apo shkallëve hidraulike.
Kryetarja Morina-Bunjaku ua bëri të qartë zjarrfikësve se me ardhjen e PDK-së në pushtet, kushtet e tyre do të përmirësohen, duke filluar nga ofrimi i shujtave për punëtorët e këtij sektori.
Ajo u zotua se do të ketë bashkëpunim mes institucioneve shkollore dhe zjarrfikësve për mbajtjen e ligjeratave në bankat shkollore që të ketë një fushatë vetëdijësuese rreth parandalimit të rreziqeve që shkaktohen nga zjarret dhe katastrofat natyrore.
Morina-Bunjaku premton se me ardhjen e PDK-së në krye të Gjilanit, bashkëpunimi mes Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komunës dhe Zjarrfikësve do të jetë në nivelin e duhur për t’i zgjidhur të gjitha problemet me të cilat përballen zjarrfikësit në punën e tyre profesionale.
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/