Inter po mendon të rrisë numrin e lojtarëve kroat në skuadër.‘Calciomercato’ shkruan se ‘Zikaltërit’ mund të transferojnë dy yjet e Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.
Të dy këta janë lidhur me Interin prej kohësh, me Modric që vitin e kaluar ishte afër transferimit në ‘San Siro’. Por tani Inter, ka filluar të mendojë për një goditje të dyfishtë, duke ofruar të dy.
Nuk ka akoma ndonjë gjë zyrtare nga asnjëra palë dhe mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës.