Futbollistja e Kombëtares së Zvicrës, Florijana Ismaili është zhdukur që nga e shtuna pasdite. Shteti zviceran ka nisur aksion për të gjetur trupin e Ismailit duke aktivizuar helikopterë, zhytës e zjarrëfikës.
Mediumet në Zvicër janë duke raportuar vazhdimisht në lidhje me zhdukjen e 24 vjeçares që luan për Young Boysin.
Edhe Federata e Futbollit të Zvicrës ka reaguar duke thënë se kërkimet vazhdojnë dhe se janë në kontakt me familjarët.
Rreth orës 16:30 te se shtunes ajo kishte hyrë në liqenin e Como-së, në Itali së bashku me një mik dhe më pas është nuk është lajmëruar.