DYLON

Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Kosovë

Kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Itali, arrestohet në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Më datë 24.07.2023, si rezultat i veprimeve operativo hetimore të realizuara nga njësiti policor i Policisë së Kosovës (Fast Kosova), është arritur të lokalizohet dhe njëherit të arrestohet personi i dyshuar (B. B.), i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e shtetit të Italisë.

Personi i dyshuar kërkohej lidhur me veprën penale “Organizimi i trafikimit me drogë” dhe është i dënuar me 30 vite burgim.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit kompetent, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.