Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, në kuadër të mbështetjes financiare për federatat e sportit ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Komitetin Paraolimpik të Kosovës, Federatën e Minigolfit të Kosovës, me shtatë sportistë dhe katër trajnerë të dalluar dhe që kanë korrur rezultate.
Shuma e përgjithshme e kësaj përkrahje është mbi 70 mijë euro. Sipas memorandumeve të nënshkruara Komitetit Paraolimpik mbështetet me shumën prej 25 mijë euro, Federata e Minigolfit mbështetet financiarisht në vlerë prej 10 mijë euro.
Ndërkaq, sportisti Musa Hajdari mbështetet financiarisht në vlerë prej 2250 euro, Orges Arifi mbështetet me 2250 euro, sportistja Fortesa Orana mbështetet me 3000 euro, Herolind Nishefci me 9000 euro, sportistja Adelina Rama mbështet me 3000 euro, sportisti Blondin Pakashtica mbështet me 2250 euro dhe Donjeta Sadiku mbështet me mjete financiare në vlere prej 1875 euro.
Kurse, trajneri Nazmi Gashi me 1,500 euro, trajneri Zijadin Kryeziu mbështetet me 1125 euro, trajneres Shqipe Zogjani i janë ndarë për mbështetje shuma në vlerë prej 8250 euro dhe trajneri Besim Brahimi u mbështet me 937.50 euro.