DYLON

Licencohen Federata e Motoçiklizmit dhe Federata e Triathlonit në Kosovë

Licencohen Federata e Motoçiklizmit dhe Federata e Triathlonit në Kosovë
Avatar photo Elife Sherifi

Në një takim të organizuar në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot u licencuan Federata e Motoçiklizmit të Kosovës dhe Federata e Triathlonit të Kosovës.

Ministri Gashi priti në këtë takim kryetarët e këtyre federatave Nuhi Llugaxhiu dhe Vedat Tërmkolli me të cilët nënshkroi edhe dy memorandume bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare të tyre nga ana e MKRS-së me nga 20 mijë euro.

Ministri Kujtim Gashi tha se ndihet i kënaqur me dhënien e licencave për këto dy federata dhe theksoi:

EkoHigjiena

“Ne jemi të përkushtuar që të plotësojmë kushtet e nevojshme për çdo sport që zhvillohet në Kosovë dhe jo vetëm përmes dhënies së licencave për federatat e reja por edhe përmes mbështetjes financiare për këto federata. Kjo bëhet me qëllim të lehtësimit të punës dhe po ashtu edhe motivimit federatave dhe të rinjve për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sportive”.

Nga ana tjetër, kryetari i Federatës së Motoçiklizmit, Llugaxhiu dhe ai i Triathlonit, Tërmkolli, u shprehën të lumtur me dhënien e licencave dhe për nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit për çka edhe e falënderuan ministrin Gashi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.