Ka disa teste dhe eksperimente të thjeshta që mund të kryhen në shtëpi për të verifikuar se mjalti që keni blerë është me të vërtetë natyral.
Një mënyrë e thjeshtë për ta kuptuar këtë është eksperimenti me ujë. Shtoni një lugë mjaltë në një gotë me ujë.
Nëse është mjalti i falsifikuar apo artificial, ai do të shkrihet në ujë dhe do ta shihni përreth gotës.
Ndërsa, nëse është mjalti i pastër dhe organik, ai do të qëndrojë në fund të gotës.
Pra, keni parasysh këtë mënyrë kur blini mjaltë dhe mos hezitoni ta provoni këtë eksperiment për ta testuar pastërtinë e këtij produkti të shëndetshëm.