DYLON

Ndalohen dy persona për “Mosdeklarim të mallit”

Ndalohen dy persona për “Mosdeklarim të mallit”
Avatar photo Redaksia

Me datë 16.07.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast SPK Qafa e Morinës gjatë punës policore në stacionin kufitar ka ndaluar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Republikës së Shqipërisë në të cilin ishin dy persona. 

Gjatë kontrollimit të hollësishëm nga zyrtarët në SPK Qafa e Morinës janë hasur në 116 shishe të plastikës dy (2) litërshe të mbyllura, të mbushura me mjaltë, sasia e mjaltës është përafërsisht 232 kilogram (e pamatur), mall i padeklaruar gjatë kalimit të kufirit shtetëror. 

EkoHigjiena

I dyshuari  që ishte pasagjer në veturë ka pranuar pronësinë e shisheve të mbushura me  mjaltë. Me urdhër të Prokurorit hapet rasti “Mosdeklarim i mallit”. Rasti i kompletuar i është dorëzuar zyrtarëve doganorë në SPK Qafa e Morinës, së bashku me mjaltin e konfiskuar për veprime të mëtutjeshme. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.