DYLON

Dyfish i uritur

Dyfish i uritur
Avatar photo Redaksia

DYFISH I URITUR

Meti Rexhepi

EkoHigjiena

ai vjel mjaltin e bletëve
uni im vjel mjaltin e librave

ai shijon mjaltë
kurse uni im shijen e metaforave

atij i rrjedh mjalti në lukth
uni im ngarend pas shijes të simbolit

duke ngelur fare pa bukë
tjetri kënaq të tijin trup

uni im
mori drejtim

sprovoi trupin për kënaqësi të shpirtit
por përjetësisht mbeti dyfish tek të uriturit

Gjilan, korrik 2021

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.