Punën e sotme mos e le për nesër, shtyje deri n’fushatë!

Punën e sotme mos e le për nesër, shtyje deri n’fushatë!

Në vend që të fokusohemi për zhvillim ekonomik, për rregullim të infrastrukturës së përgjithshme për investitorë të huaj e që do të hapeshin vende të reja punë, për një arsim cilësor, drejtësi të pavarur, për forcimin e Ushtrisë, Policisë, për integrim, për ngritjen e vetëdijës kombëtare e shtetërore, për edukim e moral tek brezat e rinjë, Kosova sot duhet të bëjë përpjekje me e mbrojtë territorin, kufijtë, sovranitetin, madje jo veç nga armiku, por edhe nga vetëvetja. Marre!

Shkruan: Ardian Azemi

Kompromisi më i madh që kanë bërë shqiptarët e Kosovës, është Pako e Ahtisarit dhe pranimi me hy pa kushte në dialog me Serbinë. Imagjinoni, Kosova është shpallë shtet i pavarur dhe sovran në 2008-ën, me këta kufijë, me këtë territor dhe pa asnjë krijesë brenda saj, alamet politikanësh duan me e rihapë temën e territorit, kufijve, krijesave të reja brenda një realiteti tanimë të njohur ndërkombëtarisht.

Për më keq se kjo, luftohen deri në ekstrem ata që duan ta kemi një Kosovë të paprekshme territorialisht. Opozita deklaron se liberalizimi i vizave nuk po ndodh për shkak të qeverisjes së keqe që ka Kosova, ndërsa kujtojmë se instanca më të larta të BE-së kanë deklarua se Kosova i ka plotësua të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, e që nënkupton se asgjë më nuk është në dorën e institucioneve të Republikës sonë.

Mungesa e kauzave po ta shpërlajka trurin, dëshmi për këtë kemi opozitën aktuale. Pas njëqind ditëshit të parë të kësaj qeverie, opozita menjëherë ka nis të kërkojë zgjedhje të parakohëshme, duke kërcënuar me mocion votëbesimi për qeverinë, me arsyetimin se Presidenti i Republikës po e rrezikon Kosovën në dialog me Serbinë, duke harruar se këto janë pushtete të ndara dhe se duke e rrëzuar qeverinë, nuk ia pamundëson institucionit të presidentit me veprua tutje. Dmth, kauzë e rrejshme, qesharake dhe pa asnjë arsyeje nga partitë parlamentare që kanë mbetë pa parime dhe pa principe.

Ramush Haradinaj është akuzuar vazhdimisht se ka bërë koalicion për ta qeverisë vendin me një subjekt politik i cili i ka sjellë shumë dëme Kosovës. Mirëpo, asnjëherë nuk e kanë thënë publikisht se kanë pasur ofertë nga Ramush Haradinaj për ti bashkua forcat në mënyrë që me i qu në shtëpi dy partitë politike që vazhdimisht kanë qenë në pushtet, PDK-në dhe LDK-në. Pra, një dokument i publikuar menjëherë pas zgjedhjeve të fundit nacionale, na informon se Ramush Haradinaj i ka ofrua postin e kryeministrit Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kjo e fundit nuk e ka pranuar. A ka vend për akuzë lidhur me këtë..? Natyrisht, nuk ka vend!

Vardisja në politikë tanimë është bërë normale dhe e pranueshme për secilin subjekt a lider politik i cili është totalisht i zhveshur nga parimet. Si ka mundësi që pas pak muajve, dikush që ishte kryeministër dhe akuzohej për tradhti, për argatllëk ndaj Serbisë, sulmohej me gjësende në Kuvendin e Kosovës, të shndërrohet në shpresë për të ardhmen e vendit..?! Është shumë interesante paraqitja e dy liderëve opozitarë të shoqëruar me buzëqeshje, madje të afërt me njëri-tjetrin.

Sidoqoftë, koalicione do të ketë, qoftë para apo paszgjedhore. Me apo pa parime, të njëjtë, afërsisht të njëjtë apo në shpërputhje të plotë programore ndërmjet vete. Terreni politik në Kosovë e imponon këtë, mirëpo, nuk do të ishte e ndershme me shitë moral, sepse jeni të zhveshur moralisht në politik.

Jeni teorik, jeni larg asaj çka realisht është ka kërkon populli i Kosovës. Nuk jeni më ndryshe se të tjerët, sepse jemi një brum, mirëpo ju do ta bëni më keq se kushdo tjetër, sepse ju mungon guximi me u ballafaqua me tema, gatishmëria me prodhua zgjidhje për popullin e shtetin, ngase zgjidhja nënkupton minim i së ardhmës suaj politike.

Bëhuni të arsyeshëm, duajeni vendin dhe vlerat tona të përbashkëta kombëtare e shtetërore. Nuk përfitojmë asnjëri nga ne duke hedh baltë mbi proceset e lavdishme kombëtare vetëm pse historia nuk na e dha mundësinë të futemi në të.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE