Pas vetëm dy-tri lugëve të vogla me mjaltë, ndonjë gotë e tepruar me alkool do të harrohet menjëherë duke iu falënderuar fruktozës e cila do të përshpejtojë metabolizmin dhe ‘largojë’ alkoolin nga trupi.
Kur ndieni që nuk është çdo gjë si duhet, do të thotë kur gripi ose ftohja trokasin në dyert tuaja, fytit të pezmatuar më shumë do t’i bëjë mirë përzierja e cila fitohet nga lëngu i limonit dhe disa lugë të vogla me mjaltë.
Mjalti në mënyrë të shkëlqyeshme kujdeset për lëkurën. Është antiseptik efikas dhe zëvendësim fantastik për sheqerin.
Në vend të kremit hidratues në fytyrë (apo cilën do pjesë të trupit ku keni vënë re që lëkura juaj është e thatë) aplikoni pak mjaltë, prisni tridhjetë minuta dhe shpërlajeni.
Dhe këshilla e fundit e ekspertëve për këtë herë – kur mbetni pa produktin e preferuar për kujdesin e buzëve provoni mjaltin!