“Në takim me Ministrin e Punëve te Brendshme të Republikës se Kosovës Ekrem Mustafa, morëm lajmin e mirë se është nënshkruar Udhëzimi i ri Administrativ, përmes të cilit iu krijohen lehtësime luginasve të cilët jetojnë në Kosovë tani e 20 vite pa dokumente identifikimi. Tashmë qytetarët do të mund të fillojnë përgatitjen e dokumenteve të nevojshme për tu pajisur me lejeqëndrim dhe pastaj me letërnjoftim të Kosovës” tha Alfred Halili – Kryetar i Alternativës, Dega në Gjilan.
Ai shtoi se në këtë takim, së bashku me bashkëpunëtorët Fikri Mehmeti dhe artistin luginas Kushtrim Asllani, shfrytëzuan rastin që në emër të qytetarëve luginas t’i ndajnë mirënjohje ministrit, Ekrem Mustafa për kontributin e dhënë, bashkëpunimin e sinqertë dhe vullnetin e treguar në zgjidhjen e problemit kyç të luginasve në Kosovë.