Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrja Daulina Osmani pritën në kabinet boksieren, Donjeta Sadiku e cila mori medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Budva, Mal të Zi.
Gjatë këtij takimi ministri Çeku e përgëzoi Donjetën për rezultatin që ka arritur dhe u shpreh që MKRS do të vazhdojë mbështetjen në rrugëtimin e saj drejt medaljes olimpike.
Bazuar në rregulloren për shpërblime të sportistëve të cilët arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare, për Sadikun u ndanë tetë mijë euro, kurse katër mijë të tjera për trajneren Sallauka.
Në takim të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit, Enver Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Latif Demolli.
Kjo është medalja e dytë që Donjeta Sadiku i solli Republikës së Kosovës brenda një viti, ne i urojmë shumë suksese edhe në kampionatet tjera. /2LONLINE/