DYLON

Licenca e parë, Federatës së Pingpongut të Kosovës

Licenca e parë, Federatës së Pingpongut të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka nënshkruar licencën e parë për një federatë të sportit, sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave.

Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit për licencim në kuadër të Ministrisë së Sportit, ministri Çeku i dorëzoi zyrtarisht kryetarit të Federatës së Pingpongut të Kosovës, Jeton Beqiri vendimin dhe licencën për ushtrimin e veprimtarisë, me afat vlefshmërie deri në fund të vitit 2024.

EkoHigjiena

Federata të shumta tashmë kanë dorëzuar aplikacionet për licencim, ndërsa së shpejti pritet që të dorëzohen edhe disa aplikacione të tjera.

Me qëllim të lehtësimit të procedurës së aplikimit, MKRS-ja ka përgatitur formularin ku sqarohet se cilat janë dokumentet dhe kriteret e nevojshme që duhet plotësuar për licencim si dhe të dhënat tjera të veçanta siç parashihen me Udhëzimin Administrativ. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.