Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Yildiray Bayram ka ndarë mirënjohje për z. Alan Wilsonin, këshilltar i lartë për Doganë dhe Menaxhimin e Integruar të Kufirit në EULEX dhe znj.Shpresa Kusari, përfaqësuese nga programi i Ambasadës Amerikane i EXBS-it, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.
Alan Wilson dhe Shpresa Kusari kanë punuar për të mbështetur zbatimin efektiv të sistemit të MIK-ut në Republikën e Kosovës dhe kanë qenë kontribuuesit kryesor për përfundimin e strategjive dhe planeve të veprimit për menaxhimin e integruar të kufirit.
Ata, gjithmonë kanë siguruar që objektivat strategjikë mbrojnë më së miri kufijtë e Republikës së Kosovës, si dhe kanë promovuar arritjet e vendit tonë në fushën e MIK-ut.
Zëvendësministri Bayram, me këtë rast, u shpreh mirënjohës për punën e tyre të palodhshme, që falë udhëheqjes dhe menaxhimit të shkëlqyer të QKMK-së, sot , në shtetet e Ballkanit merret si model dhe vlerësohet kontribuuese në sigurinë kufitare në parandalimin dhe luftimin e krimeve ndër kufitare, në lehtësimin e tregtisë për të krijuar një menaxhim efektiv dhe të koordinuar të kufirit.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së mirënjohjeve të pranishëm ishin edhe pjesëtarë nga stafi i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit. /2LONLINE.com/