DYLON

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it flasin për sundimin e ligjit

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i EULEX-it flasin për sundimin e ligjit
Avatar photo Redaksia

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, i shoqëruar nga Shefi i Shtyllës së monitorimit, Benny Jensen dhe Këshilltarja për të Drejtat e Njeriut në këtë mision, znj. Valentina Vitali.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Shefi i Eulex-it, patën diskutime të frytshme lidhur me çështjet që përfshijnë fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë identifikimin dhe tejkalimin e sfidave të përbashkëta, avancimin e bashkëpunimit në funksion të konsolidimit të një sistemi të drejtë ligjor, të arriturat dhe vështirësitë në trajtimin e rasteve të ndryshme penale që monitorohen nga misioni i Eulex-it, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve për reformat ligjore, veçmas për hyrjen në fuqi të Kodit të Ri të Procedurës Penale.

EkoHigjiena

Në këtë kontekst, U.D. Kryeprokurori Kelmendi e vlerësoi jashtëzakonisht të domosdoshme mbështetjen dhe ekspertizën e Eulex-it në ngritjen e efikasitetit gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme penale.

Po ashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit shprehi gatishmërinë institucionale për t’i adresuar të gjitha rekomandimet që dalin nga raporti monitorues i Eulex-it lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit, me këtë rast, ka çmuar lartë procesin e monitorimit të rasteve të ndryshme penale, duke ndikuar kështu pozitivisht në avancimin e punës profesionale të prokurorëve të shtetit.

Në fund, të dy bashkëbiseduesit e kanë vlerësuar këtë takim mjaftë të dobishme dhe produktiv si dhe shprehen gatishmërinë e ndërsjellë për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.