DYLON

Agjencia e Menaxhimit Emergjent pranon donacion nga EULEX-i

Agjencia e Menaxhimit Emergjent pranon donacion nga EULEX-i
Avatar photo Redaksia

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka pranuar donacion dy automjete dhe pajisje tjera nga Misioni EULEX. Pranim-Dorëzimi i donacionit u nënshkrua nga Shefi I Misionit EULEX z. Lars-Gunnar Wigemark dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë se Menaxhimit Emergjent z. Fadil Kodra.

Kodra falënderoi shefin e misionit EULEX për donacionin e dhuruar dhe shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar ne vazhdimësi.

EkoHigjiena

Ky donacion është i mirëseardhur për AME-në, ku të dy palët u zotuan për bashkëpunim te mëtejmë në aspektin e ngritjes se kapaciteteve për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.