Kuvendi Komunal i Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e IX-të të rregullt.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, asambleistët, drejtorët e drejtorive komunale, media dhe OJQ.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit, nga mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Kamenicës.
2. Pytjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit.
3. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Draft- Buxhetit Komunal për vitin 2024 dhe parashikimet për vitin 2025-2026.
4. Propozim-Vendim Sh.02.nr.31532, për rritje të të hyrave vetanake.
5. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
6. Të ndryshme.
Pas debatit nga asambleistët, me shumicë votash u miratua edhe Draft-Buxheti për vitin 2024 si dhe parashikimet për vitin 2025-2026.
Po ashtu, të gjitha pikat tjera u shqyrtuan dhe u miratuan nga asambleistët. /2LONLINE/