• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

Redaksia 2LONLINE 26 Shtator, 2023 3 min
 Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abbott

Në takimin ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, i cili u zhvillua sot në kryeministri, temë qendrore e diskutimit ishte sulmi terrorist i 24 shtatorit mbi Policinë e Kosovës, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, situata aktuale e sigurisë dhe hapat përpara.

Kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Abbott me veprimet e fundit të institucioneve të sigurisë, si dhe angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Ai tha se në Kosovë sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe siguria kombëtare janë cenuar të dielën.

Armatimi i ekspozuar tregon që ka qenë në pyetje një skenar për shumë më tepër të vrarë dhe gjakderdhje në Kosovë, skenar ky që fatmirësisht është parandaluar falë profesionalizmit të Policisë së Kosovës. Policia ofron sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të gjitha komunitetet, pa dallim, u shpreh kryeministri.

Duke përshkruar grupin e sulmuesve, ai tha se bëhet fjalë për profesionistë të trajnuar për luftime, të pajisur me murtaja, zollë dhe snajperë, që nuk janë as banda të kontrabandës e as qytetarë të armatosur. Nga informacionet preliminare, shtoi se shumica e tyre duket të kenë qenë pjesëtarë të të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” ose “Brigada Veriore” të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i shpalli organizata terroriste para gati tre muajve.

Teksa shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri tha se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë, në veri dhe terreni është malor, andaj është e nevojshme që të kemi bashkëpunim të shtuar vendor e ndërkombëtar për ruajtjen, mbrojtjen dhe kontrollin e kufirit.

Ambasadori Abbott shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët e të ndjerit Bunjaku, dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, teksa e dënoi sulmin kriminel e terrorist të 24 shtatorit. Ai vlerësoi menaxhimin e situatës nga Qeveria e Kosovës, Policia e Kosovës dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore për profesionalizmin dhe maturinë e shfaqur. /2LONLINE/

Etiketa:ambasadori Kryeministri Kurti Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott rekomandojmë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
2LTV

Arlinda Basha: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Arbisë Krasniqi: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Eljesa Halimi: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
2LTV

Dafinë Bajrami: Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit, Nazmi Rrahmani

10 Dhjetor, 2023
Lajme të ngjashme

Parku “Banja”, Gjilan

10 Dhjetor, 2023

Policia parandalon djegien e shtëpisë dhe kap në flagrancë të dyshuarin për zjarrvënie

10 Dhjetor, 2023

Promovim i librit me rastin e njëvjetorit të ndërrimit të jetës së atdhetarit të madh Prof. Jakup Jahirit

10 Dhjetor, 2023

Suksesi po “ngritet” – cilësia po bie!!!

10 Dhjetor, 2023

Zekerija Ramadani: Derbi luhet për t’u fituar

9 Dhjetor, 2023

Mediana Bislimi pjesë e tryezës shkencore të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

9 Dhjetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com