“Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar në profilin e tij, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimit në ShBA me ambasadorin William Walker.
Ja postimi i plotë:
Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin William Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej.
Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetën e qytetarëve tanë. HTH