DYLON

Kastrati: Jashtëzakonisht i lumtur që nisma jonë për reformë në arsim po gjen përkrahje

Kastrati: Jashtëzakonisht i lumtur që nisma jonë për reformë në arsim po gjen përkrahje
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është shprehur jashtëzakonisht i lumtur që nisma e tij për reformë në arsim në Kamenicë, po gjen përkrahje sepse është e drejtë.

“Nga sot ajo do të shërbejë për orientimin e politikave arsimore në nivel vendi”, thotë Kastrati.

Sipas tij vendimi për riorganizim të shkollave, është bërë vetëm për një qëllim – Për të mirën e nxënësve, dhe tani kjo po përkthehet në sukses jo vetëm për nxënësit e Kamenicës, por edhe gjithë Kosovës.

EkoHigjiena

“Sot e tutje, bashkarisht me MASHTI-n, do vazhdojmë për avancimin e reformës në arsim duke u konsultuar edhe njëherë më qytetarët. U jam mirënjohës MASHT-it për angazhimin e tyre që nga fillimi i mandatit pë këtë çështje dhe për vullnetin që kanë treguar që reformat e tilla të bëhen në nivel të Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Ai po ashtu ka përmendur disa nga punët e mira që do të bëhen për komunën e Kamenicës si :

Shkolla Fan S.Noli do të rindërtohet
Investime në laboratorë, kabinete
Dollapë personale për secilin nxënës
Hapja e dy çerdheve pas ridestinimit të objekteve

“Faza e parë e riorganizimit të shkollave do të implementohet në tërësi, ndërsa faza e dytë shtyhet për një fazë të dytë të afërt”, ka thënë kreu i Komunës së kamenicës, Qëndron Kastrati.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.